Organizohet konkursi “Produkti më i mirë vizual për EMI”
- KSEMI
- Nov 16, 2024
- 1 min read

Qëllimi i këtij konkursi është nxitja e edukimit për median dhe informacionin nëpërmjet mjeteve vizuale. Tema e konkursit është: “Edukimi për median dhe informacionin për të gjithë.” Të rinj të moshës 18-30 vjeç ftohen të konceptojnë dhe dizenjojnë produkte vizuale që përçojnë mesazhet e rëndësisë së edukimit mediatik te qytetarët.
Sugjerime për tema të mundshme që mund të paraqiten grafikisht mund të jenë si më poshtë, por jo patjetër të kufizuara vetëm te këto tema:
· Edukimi për median
· Edukimi për lajmet/informacionin
· Edukimi për kompetencat dixhitale
· Mendimi kritik për median dhe informacionin
· Ndërgjegjësimi për median dhe informacionin dhe pjesëmarrja qytetare
· Liria e shprehjes dhe e drejta për informim
· Etika profesionale dhe komunikimi masiv, etj.
Produktet mund të jenë në formate të ndryshme, të tilla si postera, ilustrime, grafika, video të shkurtra, infografika, etj.
Produktet vizuale do të vlerësohen në bazë të aftësisë për të përcjellë, analizuar dhe interpretuar mesazhe pozitive për nevojën për t’u ndërgjegjësuar për konceptin e edukimit për median dhe informacionin dhe aftësive bazë që duhet të kenë qytetarët në këtë aspekt. Produktet fitues do të promovohen në rrjetet sociale.
Për më shumë informacion klikoni këtu.Organizohet konkursi “Produkti më i mirë vizual për EMI”
Comments