top of page
Logo-KSEMI-transparent-bardhe.png

Themelohet Klubi i Edukimit për Median dhe Informacionin (KSEMI)

  • Writer: KSEMI
    KSEMI
  • Nov 14, 2024
  • 2 min read

Updated: Nov 26, 2024



ree

Me insiativën e një grupi studentësh të degëve të gjuhës dhe të letërsisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, u themelua në datën 14 nëntor 2024 Klubi Studentor i Edukimit për Median dhe Informacionin (KSEMI). Anëtarët e grupit themelues janë studentet, Anisa Krasniqi, Ersila Sula, Ervelinda Çupi, Ester Ponde, Eva Laska, Iliada Murataj dhe Rubensa Ndreca.

Kjo inisiativë pritet t’i shërbejë përhapjes dhe masivizimit të edukimit për median dhe informacionin në radhët e studentëve të Universitetit të Tiranës port ë gjithë universiteteve të tjera të Shqipërisë.

Krijimi i Klubit Studentor për Edukimin për Median dhe Informacionin (KSEMI)  do të shërbejë konkretisht për promovimin e koncepteve të EMI midis anëtarëve dhe masës së gjerë të studentëve, nxitjen e aftësive të të menduarit kritik për të vlerësuar burimet e medias, për të njohur paragjykimet dhe për të dalluar informacionin e besueshëm, pajisjen e anëtarëve me aftësi për të lundruar në platformat dixhitale, për të kuptuar privatësinë e të dhënave dhe për të përdorur teknologjinë me përgjegjësi dhe inkurajimin e anëtarëve për të krijuar përmbajtjet e tyre mediatike, të tilla si artikuj, video ose podkaste, për të praktikuar aftësitë e tyre.

Mes të tjerash KSEMI ka në planin e vet të punës organizimin e trajnimeve mbi tema si kontrolli dhe verifikimi i fakteve dhe përdorimi i përgjegjshëm i mediave sociale si dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatat e tjera lokale për të promovuar edukimin mediatik në komunitet përmes programeve informuese apo advokimin për politika dhe praktika që mbështesin përhapjen e EMI në shkolla dhe komunitete.

Në fokus të KSEMI do të jenë edhe forcimi i lidhjes me profesionistë në fushën e medias, gazetarisë dhe arsimit për të ofruar mentorim dhe burime, kryerja e kërkimeve mbi tendencat e konsumit të medias midis studentëve dhe zhvillimi i projekteve për të adresuar çështjet e identifikuara si dhe organizimin e debateve, paneleve ose leksioneve për të diskutuar tendencat aktuale të medias, përhapjen e lajmeve të rreme dhe ndikimin e medias në shoqëri.

Gjatë hapave të para për krijimin e Klubit, studentët e grupit themelues zhvilluan konsultime frytdhënëse edhe me pedagogët e fakultetit Rrapo Zguri, Dhurata Shehri dhe Linda Meniku.

Projekti për krijimin e KSEMI u mbështet edhe prej një granti të Institutit Shqiptar të Medias të financuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

 

Comments


bottom of page